Benjamini i presidentit Vuçiç provokon në festën e Pavarësisë së Kosovës, flet për bashkim të trojeve serbe...
Beogradi vijon të provokojë tensione në rajon. Ish-drejtori i BIA-s serbe dhe njeriu që ndodhet në listën e zezë amerikane, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina.
Madje, themeluesi i Lëvizjes Socialiste tha se Republika Serbe do t’i bashkohet shumë shpejtë shtetit të Serbisë dhe se ky proces tashmë ka filluar.
Ai deklaroi se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t’ua ndalojnë serbëve në Bosnje. Po ashtu ai provoki duke thënë se trojet sebre do bashkohen. “Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, tha ai.
Më pas, ai kujtoi periudhën e vitit 2008 dhe prezantoi pikëpamjet për ngjarjet e asaj kohe. “Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie asnjëherë më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin.
Kërcënimet e tij vijnë në ditën e pavarësisë së Kosovës. Ndërkombëtarët gjithmonë kanë dhënë alarmin se Beogradi mund të tentojë të marrë Veriun e Kosovës dhe fakti që flet për bashkim të Republikës Srbska është një mesazh dhe për Veriun. Por nga ana tjetër aleatët me në krye SHBA e kanë paralajmëruar disa herë se nuk do të lejojnë kurrë luftë në rajon. /Pamfleti
Lini një Përgjigje