TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2024, 10:17

Protestoi kundër burgosjes së Navalnyt, ndërron jetë një tjetër kritik i Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Protestoi kundër burgosjes së Navalnyt, ndërron jetë

Fotografi rus Dmitry Markov ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga mediat lokale në qytetin e tij të lindjes, Pskov, duke cituar miqtë e tij. Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së Markov.

Markov, i cili mbështetej vetëm në një iPhone për fotografitë e tij, u bë i famshëm për kapjen e imazheve të jetës së përditshme në Rusi.

Fotografia e tij e një oficeri policie të maskuar i ulur nën portretin e Presidentit Vladimir Putin u bë simbol i protestave të vitit 2021 kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Fotografia u shit për 2 milionë rubla (21,760 dollarë) në një ankand në internet, me të ardhurat që u shkuan njerëzve të arrestuar ose gjobitur gjatë mitingjeve në mbështetje të Navalny.

Markov kishte vuajtur nga varësia nga droga gjatë jetës së tij. Ai doli vullnetar në një jetimore dhe punoi si ndihmës mësues në një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara.

Markov botoi tre libra me fotografi ndërsa ka më shumë se 800 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje