TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2024, 08:16

Vdekja e Navalnyt, ministria e Jashtme britanike thërret takim urgjent me diplomatët rusë

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Navalnyt, ministria e Jashtme britanike thërret takim urgjent me

Qeveria britanike ka thirrur diplomatët nga ambasada ruse në ministrinë e Jashtme për t’u bërë të qartë se përgjegjëse për vdekjen e kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny është Rusia.

Në deklaratën për shtyp, diplomacia britanike thekson se vdekja e disidentit rus “me guxim dhe vullnet të madh” në një burg ku ai mbahej në Arktik “duhet të jetë objekt i një hetimi të plotë dhe transparent”.

Britania dhe vendet e tjera perëndimore hedhin akuza ndaj Putin për vdekjen e kritikut të tij pasi shërbimi federal i burgjeve të Rusisë njoftoi se aktivisti 47 vjeçar kundër korrupsionit kishte ndërruar jetë.

Sipas agjencisë, ai kishte humbur ndjenjat pas një shëtitjeje ditën e djeshme.

Lini një Përgjigje