
Duket se Alexei Navalny i ka paraprirë eleminimit të tij që në vitin 2022 duke lënë një mesazh për popullin rus.
Në filmin fitues të çmimit “Oscar”, “Navalny” ku protagonist ishte vetë lideri opozitar, regjisori Daniel Roher e pyet për mesazhin që do dëshironte t’i jepte popullit rus në rast se ai vritej.
Lideri opozitar dha mesazhin e tij në rusisht në mënyrë që ta kuptojë i tërë populli rus.
“Kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk jeni të lejuar të dorëzoheni”, u shpreh Navalny.
Regjisori Roher u shpreh se fuqia e këtij fjalimi ishte shumë domethënës dhe simbolik.
“Nëse ata vendosin të më vrasin kjo do të thotë se jemi shumë të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë fuqi për të mos u dorëzuar, të kujtojmë se jemi superfuqi, e cila po shtypet nga këta njerëz të këqij. Ne nuk e kuptojmë sa të fuqishëm jemi. E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Prandaj mos rrini duarkryq”, tha Navalny.
Lini një Përgjigje