TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2024, 18:49

“Histeri perëndimore”, Kremlini reagon pas akuzave për vdekjen e Navalny-t: Gishti i drejtuar nga Moska, i papranueshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Histeri perëndimore”, Kremlini reagon pas akuzave për

Kremlini ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së kritikut dhe liderit opozitar rus, Alexei Navalny, duke hedhur poshtë akuzat se presidenti rus, Vladimir Putin është përgjegjës.

Çdo prentendim se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Alexei Navalny është “plotësisht i papranueshëm”, tha Dmitry Peskov, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.

Peskov thotë se reagimi i udhëheqësve perëndimorë ndaj vdekjes së Navalny ishte “histerik”. Më herët, kryetari i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin fajësoi Perëndimin për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Kujtojmë se Alexei Navalny, njëri prej kritikëve më të mëdhenj e të paepur ndaj Kremlinit dhe politikave të qeverisë aktuale ruse, ndërroi jetë në burg ku po vuante vite të tëra dënimesh që mbivendosnin njëri-tjetrin.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit, Shërbimi Federal i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha se zoti Navalny “u ndje keq” gjatë një shëtitje, “humbi vetëdijen” dhe shumë shpejt vdiq. Në njoftim theksohet po ashtu se personeli mjekësor nuk arriti të ndihmonte liderin e parehatshëm opozitar, ndërsa Tv Moska flet për një trombozë, por pa dhënë shumë detaje të tjera.

peskov putin

Lini një Përgjigje