
Zëdhënësja e Alexei Navalny ka konfirmuar sot vdekjen e liderit të opozitës ruse dhe kundërshatarit më të madh të presidentit Vladimir Putin.
Ende mbetet një mister largimi nga jeta në moshën 47 vjeçare, e cilat thellohet edhe më shumë me deklaratën e fundit të vetë zëdhënëses së kritikut të ashpër të Kremlinit.
Ajo thotë se trupi i Navalnyt, nuk gjendet në morgun e Salechardit, siç pretendojnë autoritetet. Kira Yarmysh konfirmoi se janë njoftuar nga zyrtarët vendas për vdekjen e tij dhe se e ëma e Navalanyt, ka kërkuar që trupi t’i dorëzohet menjëherë familjarëve.
Një punonjës i morgut Salekhard, qyteti pranë burgut ku kryeopozitari ndërroi jetë, tha për Reuters se trupi i pajetë i tij nuk ka mbërritur ende.
“Alexey Navalny është vrarë. Një burime brenda burgut thotë se trupi i tij i është dorëzuar hetuesve të Komitetit investigative, të cilët pale çfarë hetimi po kryejnë”, shkroi zëdhënësja në rrjetet sociale
Zyrtarisht, flitet për vdekje natyrale. Sipas autoriteteve, ai u ndje keq pas një shëtitjeje dhe humbi menjëherë vetëdijen.
Por bashkëpunëtore të tij, të afërm e një pjesë e mirë e opinionit publik kanë dyshimet se diçka tjetër ka shkaktuar vdekjen e tij.
I dënuar me 19 vjet burg, Navalny përfundoi prapa hekurave në janar të vitit 2021.
Ndërkohë, thuhet se Putin është informuar menjëherë mbi ngjarjen, por nuk ka reaguar ende lidhur me vdekje e tij.
Lini një Përgjigje