TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2024, 17:34

Putin hesht për vdekjen e Navalny dhe shtyp protestat, mbi 340 të arrestuar në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Putin hesht për vdekjen e Navalny dhe shtyp protestat, mbi 340 të

Më shumë se 340 persona janë arrestuar tani në memorialin që po mbahet në nder të Alexei Navalny.

Organizata e pavarur e të drejtave të njeriut tha se 230 prej tyre u arrestuan vetëm sot, ndërsa një pjesë dje. Grupi kishte thënë më herët se njerëzit po arrestoheshin në 21 qytete në të gjithë vendin.

Shumë Rusë janë ngritur në shenjë revolte për vdekjen e opozitarit, por regjimi i Putinit po i shtyp. Vetë lideri i kremlinit doli sot në media dhe shmangu ngjarjen.

Vladimir Putin nuk përmendi vdekjen e Alexei Navalny, teksa uroi kompaninë shtetërore të naftës dhe gazit Gazprom për mbushjen e 31-vjeçit.

Në një video të publikuar nga Kremlini sot, ai tha se ishte "i kënaqur për rastin për të uruar veteranët e industrisë kombëtare të gazit" dhe "stafi gjysmë milioni i Gazprom".

Më herët sot, zëdhënësja e Navalny konfirmoi se lideri i opozitës ruse vdiq në një koloni të largët penale të Arktikut, por nuk është e qartë se ku është trupi i tij.

Lini një Përgjigje