
Gazeta amerikane “New York Times” shkruan se ka dëshmitarë që tregojnë se diga Kakhovka që shkaktoi përmbytje të mëdha në Ukrainë u shkatërrua nga Rusia.
Duke cituar inxhinierë dhe ekspertë, sipas "New York Times" ka prova që një ngarkesë shpërthyese ishte vendosur në një vendkalim përmes bazës së betonit. “Dëshmitë sugjerojnë qartë se diga u gjymtua nga një shpërthim i shkaktuar nga pala që e kontrollon atë: Rusia,” thuhet në artikull.
Kremlini ka ngritur akuza ndaj Kievit për sabotimin e digës hidroelektrike dhe për ndërprerjen e një burimi kryesor të ujit për Krimenë. Sipas Kremlinit, një tjetër arsye është edhe largimi i vëmendjes nga kundërofensiva ukrainase.
Nga ana tjetër, Ukraina akuzon Rusinë për shembjen e digës, nën kontrollin rus që nga ditët e para të pushtimit të saj në 2022, duke shkaktuar kështu përmbytje të cilat shkatërruan tokat bujqësore dhe ndërprenë furnizimin me ujë për qytetarët në atë zonë.
Lini një Përgjigje