
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peksov tha se Ukraina po përdor gjithmonë e më pak armë të veta. Peskov vijoi duke thënë se ndryshe nga fillimi i luftës, Ukraina po përdor vetëm armët e ofruara nga vendet perëndimore.
Ai u shpreh se Rusia pretendon se objektivi i çmilitarizimit të Ukrainës kryesisht është arritur.
"Në të vërtetë, Ukraina ishte shumë e militarizuar në kohën kur filloi operacioni ushtarak special. Dhe, siç tha dje Presidenti rus Vladimir Putin, një nga objektivat ishte çmilitarizimi i Ukrainës. Në fakt, ky objektiv është arritur kryesisht. Ukraina po përdor gjithnjë e më pak armë të saj dhe po përdor gjithnjë e më shumë armë të ofruara nga vendet perëndimore”, tha Peskov.
Ndërkohë së fundmi, në kuadër të ndihmës për Ukrainën, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndajë 25 milionë paund (pothuajse 30 milionë euro) gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar sigurinë kibernetike.
Financimi do të ndihmojë në mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe shërbimeve thelbësore të Ukrainës duke forcuar aftësitë e Ukrainës për sigurinë kibernetike, të cilat do t'i mundësojnë asaj të zbulojë dhe t'i përgjigjet kërcënimeve të mundshme kibernetike nga Rusia.
Lini një Përgjigje