
Ushtria izraelite thotë se planifikon të zhvendosë 1.4 milionë palestinezë të strehuar në Rafah në "ishujt humanitar" në qendër të territorit.
Pavarësisht alarmit nga aleatët ndërkombëtarë, Benjamin Netanyahu është zotuar të nisë një ofensivë në Rafah, me pretendimet se katër batalione të Hamasit ndodheshin atje.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se civilët do të zhvendosen në zonat e përcaktuara në koordinim me aktorët ndërkombëtarë.
"Ne duhet të sigurohemi që 1.4 milion njerëz ose të paktën një sasi e konsiderueshme prej 1.4 milion do të lëvizin. Ku? Në ishujt humanitar që do të krijojmë me komunitetin ndërkombëtar," u tha Hagari gazetarëve.
Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha muajin e kaluar se organizata nuk do të mbështesë asnjë "zhvendosje të detyruar" të civilëve nga Rafah.
Hagari tha se "ishujt" do të ofrojnë strehim të përkohshëm, ushqim, ujë dhe nevoja të tjera. Ai nuk tha se kur do të ndodhte evakuimi i Rafahut dhe as kur do të fillonte ofensiva e Rafahut.
“Koha do të duhet të koordinohet me Egjiptin fqinj”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje