Ndërsa pritet nisja e bisedimeve në Islamabad mes delegacionit amerikan dhe atij iranian, konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon.
Delegacioni i SHBA-së kryesohet nga zëvendëspresidenti JD Vance, dhe përfshin të dërguarin special të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner. Delegacioni iranian kishte mbërritur më herët.
Rreth 100 anëtarë të një ekipi avancues amerikan janë tashmë në qytet, tha një burim pakistanez për Reuters.
Takimi është i pari që nga shpërthimi i luftës më shumë se një muaj më parë. Të dyja palët kanë kërkuar kushte para fillimit të negociatave, me Iranin që kërkon ndërprerjen e sulmeve izraelite në Liban dhe SHBA-në e shqetësuar për armët bërthamore dhe fatin e tranzitit përmes ngushticës së Hormuzit.
Sipas të dhënave nga trafiku detar, të premten vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin të ngarkuara, kanë kaluar ngushticën e Hormuzit që kur u shpall armëpushimi, raporton AP.
Anijet që dilnin nga Gjiri përbënin 70% të anijeve, sipas postimit të grupit në X, me "anijet e sanksionuara ose të lidhura me flotën në hije që përbëjnë gati dy të tretat e të gjitha kalimeve".
Përpara konfliktit, mbi 100 anije kalonin nëpër ngushticë çdo ditë, shumica me naftë që shkonte drejt Azisë.
Në Islamabad, mosbesimi i ndërsjellë mbeti në rend të ditës, raporton Agence France-Presse. “Kemi qëllime të mira, por nuk u besojmë”, citoi televizioni shtetëror iranian kreun e delegacionit iranian, kryetarin e parlamentit Mohammad-Bagher Ghalibaf, të thoshte pas mbërritjes së tij.
Ai shtoi se “përvoja jonë në negociatat me amerikanët është përballur gjithmonë me dështime dhe premtime të pambajtura”.
JD Vance, zëvendëspresidenti amerikan dhe kreu i delegacionit të tyre, ishte po aq i kujdesshëm. “Nëse iranianët do të përpiqen të na mashtrojnë, do të zbulojnë se ekipi negociator nuk është aq i hapur”, u tha ai gazetarëve.
Lista e plotë e anëtarëve të delegacionit iranian
•Mohammad Bagher Ghalibaf, kreu i delegacionit dhe kryetari i parlamentit iranian;
•Seyed Abbas Araghchi, ministër i jashtëm;
•Reza Amiri Moghadam, ambasadori në Pakistan;
•Ali Akbar Ahmadian, anëtar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit;
•Ali Bagheri Kani, zëvendës i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe ish-ministër i Jashtëm në detyrë;
•Esmael Ahmadi Moghadam, presidente e universitetit të Mbrojtjes Kombëtare;
•Mohammad Jafari, ndihmës i sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare;
•Naser Hemati, guvernatori i bankës qendrore të Iranit;
•Kazim Gharibabadi, zëvendësministër i Jashtëm;
•Majid Takht e Ravanchi, zëvendësministër i Jashtëm;
•Valiollah Nouri, zëvendësministër i Jashtëm;
•Esmail Baghaei, zëvendësministër i jashtëm dhe zëdhënës i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme;
•Abolfazl Amouei, deputet iranian;
•Mohammad Nabavian, deputet iranian.
Lini një Përgjigje