Fotografitë e nxënësve të vrarë u vendosën në vendet bosh të avionit gjatë udhëtimit drejt bisedimeve Iran–SHBA.
Në Islamabad të Pakistanit kanë nisur bisedimet e paqes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, Teherani përcolli një mesazh të fortë simbolik duke mbërritur me avionin “Minab-168”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj 168 personave, shumica vajza të reja, që u vranë kur një raketë goditi shkollën fillore Shajareh Tayyebeh në qytetin iranian Minab më 28 shkurt, në ditën e parë të luftës.
Gjatë fluturimit, në vendet bosh të pasagjerëve ishin vendosur fotografitë e nxënësve të vrarë. Krahas tyre ishin vendosur edhe çanta shkolle të përgjakura, këpucë dhe sende të tjera personale të viktimave të sulmit.
همراهان من در این پرواز#Minab168 pic.twitter.com/xvXmDlSDiF
— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) April 10, 2026
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili drejton delegacionin iranian në këto bisedime, publikoi në platformën X një fotografi nga ky përkujtim, duke shkruar: “Shokët e mi në këtë fluturim”.
Edhe transmetuesi shtetëror iranian IRIB publikoi pamje nga brendësia e avionit në X, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “pasagjerët e avionit iranian, për t’i kujtuar delegacionit në emër të kujt negociojnë: fëmijët e vrarë të shkollës në Minab dhe çantat e tyre të përgjakura”.
Passengers on the Iranian plane, to remind the delegation who they’re negotiating for: The massacred Minab school children and their blooded backpacks pic.twitter.com/L8jtBqsjYd
— IRIB (Islamic Republic of Iran Broadcasting) (@iribnews_irib) April 11, 2026
Sulmi ndaj shkollës në Minab konsiderohet një nga episodet më të rënda të fazës fillestare të konfliktit. Autoritetet iraniane kanë akuzuar forcat amerikane për përgjegjësi në këtë sulm. Nga ana tjetër, zyrtarë ushtarakë amerikanë kanë deklaruar se sulmi i dyfishtë ajror mund të ketë qenë i paqëllimshëm. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka konfirmuar se një hetim është në zhvillim, por deri më tani nuk janë publikuar rezultatet e tij.
Lini një Përgjigje