Qindra protestues kanë vërshuar rrugët në kryeqytetin e Jordanisë, duke shprehur solidaritet me Palestinën.
Teksa Biden prite të shkojë në Jordani ku do të mbahet samiti me liderët arabë, qytetartë janë ngritur në protesta
Demonstruesit, duke brohoritur "E gjithë Jordania është me Hamasin", po shprehin solidaritet me Palestinën, dhe po protestojnë kundër bombardimit të spitalit në Gaza, për të cilin shumë në botën arabe fajësojnë Izraelin.
Ndëkrohë edhe në Palestinë po vijojnë protestat, por Izreli nuk po kursen asnjë. Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje dy adoleshentë palestinezë pranë Ramallah në Bregun Perëndimor sot pas protestave kundër bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve palestinezë.
Vdekjet e çuan numrin e palestinezëve të vrarë që kur Hamasi sulmoi Izraelin në të paktën 64 në Bregun Perëndimor.
Qindra palestinezë kanë përmbytur rrugët e qyteteve kryesore të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Ramallah (në foto), duke vajtuar për vdekjen e të vrarëve në një shpërthim në spitalin al Alhi në Gaza mbrëmë.
Lini një Përgjigje