TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2023, 16:11

Departamenti i Thesarit sanksionon 10 anëtarë të Hamasit pas sulmeve në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

Departamenti i Thesarit sanksionon 10 anëtarë të Hamasit pas

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka marrë masa këtë të mërkurë, në përpjekje për të frenuar rrjedhën e të ardhurave për Hamasin duke vendosur sanksione ndaj 10 personave të lidhur me të.

Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për t’u mohuar terroristëve të Hamasit aftësinë për të mbledhur dhe përdorur fonde për të kryer mizori dhe për të terrorizuar popullin e Izraelit. Kjo përfshin vendosjen e sanksioneve dhe koordinimin me aleatët dhe partnerët për të gjurmuar, ngrirë dhe konfiskuar çdo aset të lidhur me Hamasin në juridiksionet e tyre”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen në një njoftim për shtyp të mërkurën.

Sipas Departamentit të Thesarit, sanksionet e reja synojnë “gjashtë individë të lidhur me portofolin e investimeve sekrete të Hamasit, dy zyrtarë të lartë të Hamasit dhe një shkëmbim valutor virtual me bazë në Gaza dhe operatorin e tij”.

Ajo që ne po bëjmë sot është se po ua ndërpresim aksesin në paratë e tyre,” tha një zyrtar i lartë i Thesarit. “Lufta kushton para dhe në thelb duke u siguruar që këto rrjete dhe financues nuk kanë aftësinë t’ia japin ato para Hamasit, do të thotë se ata kanë më pak burime për të paguar luftëtarët e tyre, për të blerë armë. Që nga sot, ata do të shkëputen nga ato asete në sistemin financiar të SHBA”, tha zyrtari.

anëtarët e hamasit sanksione dash

Lini një Përgjigje