
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 471 persona mbetën të vrarë nga shpërthimi në spitalin e Gazës ditën e djeshme, me 314 të plagosur.
Përveç përditësimit të numrit të të vrarëve, Dr Ashraf Al Qudra, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, fajëson përsëri Izraelin për shpërthimin në vendin e spitalit të martën.
Ai shprehet se që kur Izraeli filloi sulmet e tij ajrore në Gaza, 3.478 njerëz janë vrarë dhe 12.065 janë plagosur.
Nga ana tjetër Izraeli këmbëngul se nuk është fajtor për shpërthimin në spital.
Sipas Izraeilit, provat nga terreni dhe bisedat e përgjuara, tregojnë se ishte shkaktuar nga një raketë e gabuar e lëshuar nga militantët e Xhihadit Islamik Palestinez në Izrael, nga brenda Gazës.
Lini një Përgjigje