Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka dënuar skenat e tmerrshme që pasuan një sulm vdekjeprurës në ambientet e spitalit në Gaza.
“Asgjë nuk mund të justifikojë bombardimin e një spitali plot me civilë. Duhet të ketë një hetim të plotë të fakteve dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi", tha von der Leyen në Parlamentin Europian.
Vrasja e mbi 500 palestinezë nga një sulm ajror në një spital të Gazës të mbushur me pacientë dhe njerëz të zhvendosur për shkak të bombardimeve ka shkaktuar një valë zemërimi në të gjithë botën.
Ky është incidenti më i përgjakshëm në Gaza që kur Izraeli filloi fushatën e tij të pandërprerë të bombardimeve në shenjë hakmarrjeje ndaj aksionit të Hamasit më 7 Tetor.
Kryeministri palestinez e quajti atë “një krim të tmerrshëm, gjenocidi nga Izraeli” dhe tha se edhe vendet që mbështesin atë duhet të mbajnë përgjegjësi.
Në krahun tjetër ushtria izraelite tha se nuk kishte asnjë detaj në lidhje me këtë bombardim, por po kryente hetime.
Vetë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se spitali ishte goditur nga një predhë e lëshuar nga vetë militantët palestinezë.
Lini një Përgjigje