Hamasi dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për sulmin që u mori jetën rreth 500 personave, shumica fëmijë...
Mbrëmjen e së martës, një raketë goditi Spitalin A l-Ahli al-Arabi në qytetin e Gazës , duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi totalisht objektin.
Qindra njerëz vdiqën nga bombardimet në spital. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të qeverisë së Rripit të Gazës, e udhëhequr nga Hamasi, viktimat ishin 500.
Kush e lëshoi raketën?
Sipas Hamasit, shpërthimin e shkaktuan bombardimet izraelite. "Masakra e spitalit është një pikë e re kthese", tha lideri i Hamasit Ismail Haniyeh, sipas të cilit "Shtetet e Bashkuara mbajnë përgjegjësinë për sulmin për shkak të mbulimit që i japin agresionit izraelit".
Ushtria izraelite ka mohuar fuqishëm, në periudha të ndryshme, se ka nisur ndonjë sulm ndaj spitalit. Përgënjeshtrimi i parë erdhi të martën në mbrëmje: “Nga analiza e sistemeve në zotërim të Ushtrisë, një breshëri raketash armike u lëshua kundër Izraelit dhe kaluan pranë spitalit pikërisht kur u godit”, shkruan ushtria në një shënim në rrjetet sociale. “Sipas informacioneve të inteligjencës, Xhihadi Islamik është përgjegjës për lëshimin e dështuar që goditi spitalin”, u vijua më tej.
Gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes, zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari shpjegoi pozicionin e Izraelit me imazhe dhe video. “Para së gjithash, struktura e spitalit është në këmbë, nuk ka dëmtime strukturore dhe nuk ka krater. Kjo do të thotë se dëmi nuk është shkaktuar nga një sulm ajror”, vijoi ai.

Sipas Hagarit, Hamasi me vetëdije hodhi raketa me një trajektore që kaluan mbi spital Gjatë natës, ushtria izraelite postoi dhe një video.
Në sekuencë ne mund të shohim në errësirë atë që duket të jetë një transportues i cili më pas shpërthen lart mbi qiellin e Gazës, i ndjekur së shpejti nga një shpërthim në tokë. “Kontrollojeni me kujdes përpara se të akuzoni Izraelin”, thuhet në postim.
Ushtria më vonë sqaroi se ishte një sekuencë e transmetuar nga transmetuesi pan-arab Al Jazeera, me qendër në Katar. Ministria e Jashtme izraelite më pas publikoi një audio ku flitet sipas saj mbi sulmin.
Hamas terrorists in their own voices:
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) October 18, 2023
Listen to the conversation between Hamas operatives as they discuss the failed Islamic Jihad rocket launch on the Al-Ahli Baptist Hospital on October 17, 2023 pic.twitter.com/PUUuqE2Imu
Fotot dhe analizat
Pamjet e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare mëngjesin e 18 tetorit tregojnë strukturat spitalore pas shpërthimit të mbrëmjes së martës. Krateri i shpërthimit duket të jetë i cekët - një nga pikat e theksuara nga pala izraelite për të përjashtuar përgjegjësinë për sulmin.

Të tjera foto dhe video, të publikuara nga agjencitë ndërkombëtare, tregojnë gjithashtu se si strukturat e spitalit duket se janë dëmtuar, por jo të shkatërruara. Në vend të kësaj, disa makina në parkingun e spitalit u dogjën nga flakët.

Një video e publikuar nga agjencia ruse Tass, e kontrolluar nga Kremlini, tregonte një video me pamje nga brenda spitalit.
Fotot dhe videot e para që mbërritën nga spitali treguan skena rrëqethëse, me qindra trupa të shtrirë në tokë, të ndriçuar nga pishtarët në natën e errët të Rripit të Gazës, i cili kishte ditë të tëra pa energji elektrike.

Izraeli filloi një "rrethim total" në Rripin e Gazës pasi Hamasi filloi një sulm në tokën izraelite më 7 tetor, në të cilin 1,400 njerëz vdiqën dhe 200 të tjerë u rrëmbyen.
Update on the chapel at the Ahli Hospital in Gaza, the building lost several of its stained glass windows in the explosion, but otherwise appears to be intact. pic.twitter.com/LTnEqXe35V
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 18, 2023
Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmood Abbas , shpalli zi kombëtare treditore, duke folur për "gjenocid" dhe një "katastrofë humanitare".
Abbas anuloi gjithashtu takimin, të planifikuar për të mërkurën, me presidentin amerikan Joe Biden , i cili do të jetë në Izrael dhe Jordani të mërkurën.
Qindra palestinezë protestuan kundër Abasit në Bregun Perëndimor të martën në mbrëmje dhe pati përleshje midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë së Autoritetit Kombëtar Palestinez. /Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere della Sera”
Lini një Përgjigje