
Moti i keq ka përfshirë Anglinë duke krijuar probleme të mëdha.
Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, ndërsa rreth 1 mijë shtëpi janë dëmtuar deri më tani. Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje në pjesë të tjera të Europës gjatë ditëve të fundit.
Lumi Trent në Anglinë qendrore ka përmbytur zonat lokale. Caroline Douglas, kreu i departamentit të menaxhimit të përmbytjeve të Agjencisë së Mjedisit, tha për BBC se rreth 1000 shtëpi janë përmbytur deri më tani.
Kompania hekurudhore Great Western Railways njoftoi se linjat e saj u mbyllën në tre seksione në jug të vendit. Më shumë reshje shiu janë parashikuar ditën e sotme, por do të jenë më pak intensive se ato që ranë gjatë natës.
Lini një Përgjigje