TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 17:37

Moska nis të ndjejë efektet e sanksioneve Perëndimore, Rubla ruse bie në nivelin më të ulët që nga nisja e luftës

Shkruar nga Pamfleti

Moska nis të ndjejë efektet e sanksioneve Perëndimore, Rubla ruse

Mos ka filluar të ndejë efektet e para të sanksioneve Perëndimore, me Rublën ruse që ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit dhe euros që nga prilli i vitit të kaluar.

Sipas mediave të huaja rënia e Rublës ruse nisi që kur Perëndimi vendosi një kufi çmimi për naftën ruse, burimi kryesor i ekonomisë së këtij vendi, në fund të vitit të kaluar, dhe që atëherë monedha ka vazhduar të bjerë.

Tani monedha ruse është dobësuar nga rreth 60 rubla për 1 dollar,  ajo ka shkuar në mbi 80 rubla për 1 dollar këtë javë.

Sipas raportimeve, deri në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm, rubla ishte ulur me 1.1% kundrejt dollarit amerikan, ku një dollar këmbehej me 82.28 rubla dhe me 1% kundrejt euros, ku një euro këmbehej me 90.06 rubla ruse.

Tregtarët thanë se rubla ishte nën presionin e një “kokteji” problemesh duke përfshirë shitjen e aseteve perëndimore tek investitorët vendas, gjë që nxiti kërkesën për dollarë dhe një rënie në të ardhurat nga eksporti për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës në mars.

sanksionet rubla ruse

Lini një Përgjigje