TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 14:33

Zgjedhjet në Veri të Kosovës, Vuçiç pret në takim liderët e Listës Serbe; vijon me sulmet ndaj Prishtinës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Veri të Kosovës, Vuçiç pret në

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pritur në një takim krerët e Listës Serbe në Kosovë. Këta të fundit kanë bojkotuar zgjedhjet në veri dhe duket se Beogradi ka ndërhyrë.

Në takimin në “Pallatin e Serbisë” po marrin pjesë drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë”, Petar Petkoviç, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, nënkryetari i kësaj partie Igor Simiç dhe përfaqësues të tjerë të partisë Ivan Todosijeviç, Milan Radoiçiç, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç.

Ne kemi rënë dakord të punojmë së bashku gjatë javës së ardhshme në mënyrë që të mund të dalim me një deklaratë të përbashkët për të gjitha ngjarjet që na presin. Nga zgjedhjet, që disa i kanë caktuar për 23 prill, në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë, e deri te shumë çështje të tjera. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se takimi i radhës do të jetë në Rashkë me të cilin duhet të pajtohemi për një platformë të përbashkët”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se tema e dytë ishte progresi ekonomik në Kosovë. “Njerëzit nga veriu dhe jugu kanë shfaqur indinjatë të madhe kundër lidershipit në Prishtinë. Ata kërkojnë mbështetje më të madhe dhe më të madhe nga shteti i Serbisë, dhe unë dëgjova dhe kuptova gjithçka që ata thanë”, theksoi Vuçiç.

Ai saktësoi se serbët janë veçanërisht të indinjuar nga arrestimi i bashkëqytetarëve të tyre.

“Lista Serbe” ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të prillit.

Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo parti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës po mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të largimit kolektiv të punëtorëve të etnisë serbe nga institucionet e Kosovës.

Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të targave serbe, në targa të Kosovës, vendim i cili më pas u pezullua me një marrëveshje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Pamfleti

vucic lista serbe kosova

Lini një Përgjigje