TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 17:03

Rruga e Malit të Zi drejt BE-së, Abazoviç shprehet optimist: Do të anëtarësohemi brenda 4 viteve

Shkruar nga Pamfleti

Rruga e Malit të Zi drejt BE-së, Abazoviç shprehet optimist: Do

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi ka mundësinë më të mirë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se synimi është që kjo të ndodhë në 4 vitet e ardhshme.

Sipas tij, Mali i Zi duhet të përfitojë nga situata aktuale, por shtoj se edhe BE-ja duhet të ringjallë procesin e zgjerimit. Kryeministri Malazez tha gjithashtu se askush në rajon nuk i ka shanset më të mira se Mali i Zi për tu anëtarësuar në BE. Kjo sipas tij sepse Mali i Zi nuk ka çështje të hapura me fqinjët e tij dhe se ka një politikë të jashtme 100 për qind të koordinuar me BE-në.

Askush nuk ka mundësi dhe pozicion fillestar më të mirë se Mali i Zi, shpresoj se do të ketë dëshirë, mençuri dhe vullnet për të na pranuar. Për të arritur qëllimet e tyre është e nevojshme të merren disa vendime të natyrës politike dhe ato tri vendime janë marrë pjesërisht”, tha Abazoviç, raporton "Vijesti".

Ai tha ndër të tjera se Mali i Zi duhet të bëjë detyrat e shtëpisë nga ana tjetër që të marrë një OK nga BE dhe sipas tij gjëja më imediate është formimi i sistemit të ri të drejtësisë. 

"Gjëja thelbësore në Mal të Zi ishte krijimi i një Prokurorie të re të Shtetit. Drejtësia nuk arrihet nga një grup negociator apo një emërim specifik. Për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për pak më shumë stabilitet politik në Mal të Zi, mendoj se ne po ecim në atë drejtim", tha Abazoviç.

abazoviç be mali i zi

Lini një Përgjigje