TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2023, 16:23

Kremlini ndjek me vëmendje takimin Kinë-BE, Putin i frikësuar se Xi-Jinping mund ta "tradhtojë"

Shkruar nga Pamfleti

Kremlini ndjek me vëmendje takimin Kinë-BE, Putin i frikësuar se

Kremlini është shprehur se po vëzhgon nga afër raportet e bisedimeve midis Presidentit, Xi Jinping të Kinës dhe Presidentit, Emmanuel Macron të Francës, pasi Rusia e sheh takimin “tete-a-tete” si një "pikë të rëndësishme kontakti".

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se për shkak të marrëdhënieve që Rusia ka me Kinën, vëzhgimi i takimit me BE-në mbetet prioritet, por theksoi se Rusia ka “marrëdhëniet e veta të vlefshme” me Pekinin.

Padyshim që është një pikë shumë e rëndësishme kontakti dhe sigurisht që po i monitorojmë të gjitha raportet në këtë drejtim. Siç jeni në dijeni, ne kemi marrëdhëniet tona me Kinën; ne kemi një mori lidhjesh shumë të gjera dhe këtu vendosim fokusin tonë prioritar”, tha ai.

I pyetur nëse Macron mund të ndikojë potencialisht në pozicionin e Kinës për konfliktin ukrainas gjatë vizitës së tij në Pekin, Peskov hodhi poshtë mundësinë e një gjëje të tillë, duke thënë se Kina është një fuqi e madhe dhe sovrane që nuk ndikohet nga të tjerët.

Kina është një fuqi e madhe shumë serioze që ruan pozicionin e saj sovran. Është një qëndrim shumë serioz që është formuluar me gjithë gravitetin e duhur. Nuk është lloji i vendit që të ngrihet papritur dhe të ndryshojë pozicionet e tij për shkak të ndikimit të huaj," tha ai.

Kujtojmë se udhëheqësi francez mbërriti për një vizitë shtetërore në Kinë të mërkurën. Ai shoqërohej nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Xi zhvilloi bisedime me Macron dhe von der Leyen në Pekin të enjten. Zgjidhja e krizës në Ukrainë ishte një nga çështjet kryesore në axhendën e bisedimeve.

kremlini takimi be-kinë

Lini një Përgjigje