TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2024, 14:35

Mori peng disa persona në Holandë, dorëzohet autori i dytë

Shkruar nga Pamfleti

Mori peng disa persona në Holandë, dorëzohet autori i dytë

Dorëzohet autori që mori peng disa klientë të një lokali në Holandë.

Ai u dorëzua pasi qëndroi për disa minuta brenda lokalit dhe kërcënoi se do të hidhte veten në erë bashkë me personat e tjerë që ndodheshin brenda këtij biznesi. Në vendin e ngjarjes u mobilizuan shumë forca policie, të cilat bënë të mundur dhe negociatat me pengmarrësin.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje askush nuk u lëndua. Deri më tani, nuk dihen motivet që e shtynë autorin të kryente këtë akt, ndërsa është përjashtuar fakti që ngjarja të ketë ndodhur për arsye terroriste.

Ndërkohë, personi tjetër u arrestua më herët nga policia. Banorët e 150 banesave përreth zonës u evakuuan ndërsa qendra e qytetit u mbyll.

Lini një Përgjigje