Fjala është për një plan politik afatmesëm për të zëvendësuar klasën në pushtet, me dijeninë se Putin do të jetë në gjendje të mbështetet për të paktën edhe 6 vjet të tjera, tek një pushtet absolut që nuk parashikon ndonjë opozitë reale por në rastin më të mirë një fasadë.
Që nga e marta autoritetet ruse kanë nisur të rekrutojnë 300.000 burra të rinj në ushtri për të vazhduar me rrethimin e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Në zhargon quhet “Mobilizimi 2.0”, por nuk do të ketë asgjë më dixhitale se i pari.
Mjafton të demonstrojë se si rusët “dinë të luftojnë në mënyrë të civilizuar”, në dallim nga ajo që ndodhi në Mariupol. Pas kësaj deklarate “anormale”, pas sulmit terrorist që goditi Rusinë e Putinit dhe fitores së tij me 87 për qind të votave ka diçka të re që duhet kuptuar dhe memorizuar.
Ajo është e destinuar të ndryshojë fytyrën e “presidencës” së re. Fjala është për një plan politik afatmesëm për të zëvendësuar klasën në pushtet, me dijeninë se Putin do të jetë në gjendje të mbështetet për të paktën edhe 6 vjet të tjera, tek një pushtet absolut që nuk parashikon ndonjë opozitë reale por në rastin më të mirë një fasadë.
Putin e kishte shprehur qartë synimin e tij për të ripërtërirë të ashtuquajturën “elitë politike” të vendit, duke ngjitur në pushtet veteranët e luftës, besnikëria e të cilëve ndaj regjimit është treguar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Një ripërtëritje, që për herë të parë do të bënte që pushteti t`u ikte nga duart në mënyrë drastike oligarkëve të parë të pas viteve 1990, si Roman Abramovich, Oleg Deripaska, Vladimir Potanin dhe të tjerëve që u pasuruan nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Por edhe të atyre që lindën nën qeverinë e parë të Putinit si Igor Sechin, Alexey Miller apo vetë Arkady Rotenberg, i konsideruar si miku i ngushtë i presidentit. Ishte vetë Putin, ai që sqaroi se çfarë do të thoshte elitë: “Ata që pa asnjë meritë në sytë e shoqërisë, e konsiderojnë veten një kastë me të drejta dhe privilegje të veçanta, sidomos ata që mbushën xhepat e tyre në vitet 1990, sigurisht që nuk mund të konsiderohen elitë”.
Cilido qoftë rezultati që do të dalë nga sallat e gjyqit të Federatës, pas shumë vetëvrasjeve të dyshimta që përfshijnë figurat kryesore të gjigantëve rusë të energjitikës, nuk ka asnjë rus që të mos ketë kapur sinjalin: koha e regjimit të vjetër të Putinit nuk do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Deri tani janë 20 oligarkët dhe menaxherë të lartë shtetërorë që kanë vdekur në mënyrë misterioze, nga Vladimir Nekrasov tek Alexander Subbotin, Tyulakov, Avayev dhe 15 të tjerë. Në këtë qasje duhet lexuar edhe përpjekja fatkeqe e Roman Abravomich për të kryer një shkëmbim të burgosurish në këmbim të lirimit të Alexei Navalny.
Një përpjekje që dështoi enkas për të mos rritur pozitën e njërit prej oligarkëve (ish?)
më me ndikim të Putinit. Të martën, gjatë një lëvizjeje të beftë u shkarkua zëvendëskomandanti i përgjithshëm i Doganave, numri 2 i import-eksporteve ruse, me paralajmërimin e nënkuptuar se ahengu në kufi ka mbaruar, si për ata që trafikojnë mallra në dalje edhe për ata që punojnë me mallrat hyrëse, shpeshherë përmes skemave me vendet e treta.
“Koha e Heronjve”, emri zyrtar i projektit të Putinit, përkon me çmimin e rezervuar ndaj elitës së re, domethënë shërbëtorëve të vërtetë dhe besnikë të Rusisë. Fjala është për punëtorë dhe luftëtarë të besueshëm, për “njerëz të denjë që kanë treguar besnikërinë e tyre ndaj vendit”, sa për të përdorur fjalët e vetë presidentit në mesazhin e tij drejtuar Asamblesë Federale më 29 shkurt.
Ky është plani përmes të cilit Putin synon që të rinovojë klasën politike ruse dhe krerët e administratës shtetërore në vitet e ardhshme, duke promovuar ata që janë dalluar në këtë fushë në këto 2 vite luftë. “Unë i shikoj këta njerëz të guximshëm, ndonjëherë shumë të rinj, dhe mund të them me siguri se nuk do të tërhiqen, nuk do të dështojnë dhe nuk do të tradhtojnë Rusinë”- theksoi kreu i Kremlinit.
Pra, kush janë patriotët që do të bëhen pjesë e politikës aktive gjatë viteve të ardhshme? “Si ushtarë të rregullt dhe vullnetarë apo civilë, ata u mobilizuan për të ofruar shërbimin për atdheun e tyre. Janë ata që duhet të marrin poste drejtuese në sistemin arsimor, në shoqatat publike, në kompanitë shtetërore, në biznes, në administratën publike dhe komunale, për të udhëhequr rajonet, bizneset në fund të fundit, projektet më të mëdha kombëtare”- nënvizoi Putin.
Një ditë më pas nuk ishte e lehtë të perceptohej kuptimi i saktë i atyre deklaratave, por sot është e qartë se thirrja nën armë e 300 mijë ushtarëve të rinj bazohet tek një bast: Shteti është ai që mbron shtetin. Parë nga ky këndvështrim, lufta në Ukrainë nuk do të ngadalësohet në asnjë mënyrë, dhe asnjë prioritet tjetër - përfshirë terrorizmin - nuk do të jetë një arsye për një ngadalësim apo pauzë reflektuese.
Nga ana tjetër tani po shihet një ndryshim në krahasim me atë që ndodhi pas luftërave në Afganistan dhe Çeçeni, kur vetëm gjeneralët dhe oficerët e lartë u lejuan të depërtonin në sferat më të larta të pushtetit, ndërsa të njëjtat shanse nuk i kishin luftëtarët e zakonshëm. Tani Putin po i drejtohet në mënyrë të hapur jo vetëm personelit profesionist ushtarak, por edhe punëtorëve dhe vullnetarëve të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në “operacionin special ushtarak”, të cilët kanë arsim të lartë dhe mund të mburren se kanë një përvojë të mirë në menaxhimin e njerëzve.
Dhe kjo është një përmbysje e tendencës ose të paktën një ndryshim, që mund t’ia ndryshojë fytyrën Federatës ruse gjatë viteve të vazhdim. Ndërkohë nuk do të ndryshojë shumë asgjë tjetër: as liria e shprehjes, as rregulli i buxhetit të shtetit bazuar në vlerën e 60 dollarëve për një fuçi naftë, dhe as rëndësia parësore e mbrojtjes së kufijve duke sulmuar dhe pushtuar fqinjët.
Organet e Prokurorisë së Përgjithshme po punojnë për rikthimin në pronësi të shtetit të një sërë ndërmarrjesh të mëdha dhe kompleksesh të pasurive të paluajtshme: ri-shtetëzimi i pronave të korporatave të mëdha “justifikohet në situata kur pasuritë janë fituar përmes anashkalimit të ligjeve sidomos kur ato janë përdorur në dëm të shtetit”.
Prokurorët në gjykata arritën t'i kthejnë shtetit asetet e ndërmarrjeve strategjike me vlerë më shumë se 1 trilionë rubla, i tha Putinit Prokurori i Përgjithshëm Igor Krasnov. Por ka edhe më shumë sesa kaq. Moska pretendon se shumë asete në mesin e atyre që janë larguar ilegalisht nga pronat e Federatës Ruse, përfshirë edhe ato të fituara me korrupsion, janë përdorur gjithashtu për “financimin e aktiviteteve terroriste nga Ukraina”.
Dhe këtu mbyllet rrethi i Putinit: akuzimi i rrethit të miqve të fazave të mëparshme presidenciale të inteligjencës me armikun, është një shenjë e një devijimi të fuqishëm dhe
të papritur që askush nuk do ta kishte marrë parasysh shumë pak ditë para plebishitit. Lufta vazhdon me “heronj të rinj”. Mbrojtja e aseteve ruse të eksportuara jashtë nuk është më prioritet, dhe me të duhet të merret ligji ndërkombëtar./ Përshtatur nga Pamfleti, marrë nga “Il Sussidiario”
Lini një Përgjigje