TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2024, 13:15

Merr fund makthi i personave që u morën peng në klubin holandez, arrestohet një nga autorët

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund makthi i personave që u morën peng në klubin holandez,

Pengmarrja në klubin e nates në Holandë ka përfunduar, pasi autori i dyshuar është kapur nga policia.

I armatosur me armë dhe eksplozivë, ai në bashkëpunim me një person tjetër morën peng disa persona në Holandë këtë të shtunë. Dy burra të maskuar u panë të largohen më pas nga vendngjarja.

Tre pengje, që besohet se ishin punonjës të klubit të natës u shpëtuan nga efektivët rreth një orë më parë.

Oficerët e armatosur rëndë rrethuan një pjesë të qytetit të Ede dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë larg nga zona. Rreth 150 shtëpi pranë lokalit u evakuuan.

 

Lini një Përgjigje