TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2025, 12:17

Moment historik në Parlamentin izraelit, Trump pritet me duartrokitje dhe entuziazëm

Shkruar nga Pamfleti
Moment historik në Parlamentin izraelit, Trump pritet me duartrokitje dhe
Donald Trup në Parlamentin izraelit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është sot i pranishëm në parlamentin izraelit. Lideri i SHBA-ve është pritur me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit, ndërsa e gjithë salla u ngrit në këmbë.

Ai shoqërohet nga zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa në sallë nuk munguan as e bija, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, mbërriti në Knesset rreth orës 11:00, si pjesë e vizitës së tij të shkurtër në Izrael përpara se të nisej për në Egjipt dhe në samitin e paqes në Rripin e Gazës. Pak para fjalimit të tij në seancën plenare, presidenti amerikan u takua me familjet e pengjeve, duke dërguar një mesazh optimizmi për përfundimin e konfliktit.

Menjëherë pas mbërritjes së tij në Parlamentin Izraelit, Trump, i shoqëruar nga Benjamin Netanyahu  dhe zyrtarë të tjerë, nënshkroi librin e të ftuarve të Knessetit, duke shkruar frazën e mëposhtme:"Është një nder i madh, një ditë e madhe dhe e bukur. Një fillim i ri."

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

"Lufta ka mbaruar. A e kuptoni këtë?", u tha presidenti amerikan gazetarëve që e shoqëronin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me konfliktin e Izraelit me Hamasin në Gaza.

 

 

 

Lini një Përgjigje