Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, shkaktoi polemika pasi mori pjesë në një mbledhje të Komitetit të Sigurisë Kombëtare me një stemë në formë litari, gjatë debatit për dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë.
Ai dhe anëtarë të tjerë të partisë së tij të djathtë ekstreme Otzma Yehudit u kritikuan gjerësisht teksa projektligji po hyn në leximet e dyta dhe të treta.
Ben-Gvir e mbrojti hapur propozimin, duke e quajtur dënimin me vdekje një mjet “legjitim” ndëshkues, me opsione si varje, karrige elektrike apo anestezi.
Këshilltarët ligjorë të komitetit paralajmëruan se projektligji shkel standardet kushtetuese të Izraelit dhe ngre shqetësime të thella etike.
Megjithatë, Ben-Gvir i hodhi poshtë kritikat, duke pretenduar se dhjetëra mjekë i kanë ofruar mbështetje. Ben-Gvir njihet si kundërshatar i fortë ndaj palestinezëve.
Pas zemërimit për një video që tregon forcat izraelite të sigurisë duke qëlluar palestinezët që po dorëzoheshin në Bregun Perëndimor, Ministri i Sigurisë i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka ngritur në detyrë komandantin e njësisë së akuzuar.
Kjo u raportua, ndër të tjera, nga media izraelite Haaretz. Ben-Gvir e kishte mbrojtur më parë njësinë publikisht.
"Luftëtarët (izraelitë) vepruan pikërisht siç pritej terroristët duhet të vdesin!" shkroi ai në mediat sociale.
Lini një Përgjigje