Gazeta “New York Post” ka publikuar disa fotografi nga jeta e dy djemve që dyshohet se Presidenti rus Vladimir Putin i ka me ish-gjimnasten Alina Kabaeva.
Sipas këtij mediumi amerikan, imazhet paraqesin Ivanin 10-vjeçar dhe Vladimir Juniorin 6-vjeçar duke u ushtruar në gjimnastikë, ashtu si nëna e tyre. Ivani madje ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për lëvizjet “e bukura” të gjimnastikës që i ka mësuar nga kampionët olimpikë Alexei Nemov, Evgenia Kanaeva dhe Tagir Khaibulaev.
Pamjet raportohet se janë marrë nga një aktivitet i organizuar në janar nga Kabaeva në akademinë që mban emrin e saj.
Leaked pics Vladimir Putin doesn’t want you to see of his sons: ‘Loneliest boy in Russia’ https://t.co/aLk21l4ynl pic.twitter.com/O740ykfgGW
— New York Post (@nypost) December 9, 2025
Sipas “New York Post”, Putin ka marrë masa të rrepta për mbrojtjen e dy djemve, nga frika se mund të jenë në rrezik. Për këtë arsye, pretendohet se fëmijët dhe nëna e tyre jetojnë në një kompleks të fortifikuar në pyjet e Valdait, në veriperëndim të Moskës. Djemtë përdorin gjithashtu mbiemrin Spiridonov. Gazetarët Roman Bananin dhe Mikhail Rubin shkruajnë se “informacioni për [Kabaevën] dhe fëmijët e saj është hequr nga bazat e të dhënave shtetërore, djemve u është dhënë një pseudonim Spiridonov, dhe e gjithë zona përreth rezidencës familjare të Putinit në Valdai është nën siguri të rreptë”.
Vlen të përmendet se Spiridonov ishte emri i gjyshit të Putinit nga ana e babait, i cili jetoi nga viti 1879 deri në 1965.
Putin dhe Kabaeva, tani 41 vjeç, janë përfolur se janë në një lidhje që nga viti 2008, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
???????? Spy games: Putin’s children got “cover names”
— NEXTA (@nexta_tv) October 7, 2025
Putin and Kabaeva’s sons were given fake surnames and are officially registered as Ivan and Vladimir Spiridonov, according to the authors of the book “The Tsar Himself.”
Putin’s daughters from his first marriage also live under… pic.twitter.com/bHfmbRAsr2
Lini një Përgjigje