TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2025, 08:18

Merz: Gati të takohem me Trump, por Europa do mbrojë interesat e saj

Shkruar nga Pamfleti

Merz: Gati të takohem me Trump, por Europa do mbrojë interesat e saj

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi synimin e tij për t'u "takuar së shpejti" me Presidentin e SHBA Donald Trump pasi Kristian Demokratët (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokratike (SPD) arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri në Gjermani.

“Do të shihemi së shpejti”, tha Friedrich Merz për rrjetin televiziv ADF, duke sqaruar se ende nuk është caktuar një datë specifike për takimin e tyre.

Sido që të jetë, përpara takimit të tij me presidentin amerikan, siç ka sqaruar edhe ai vetë, do të nevojiten konsultime në nivel të BE-së, veçanërisht për çështje si taksat doganore.

Friedrich Merz shpjegoi se qëllimi i tij është të përfaqësojë të gjitha vendet e BE-së, jo vetëm Gjermaninë, në udhëtimin e tij të ardhshëm në Uashington.

“Për mua, prioriteti është Europa”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, në një intervistë për ZDF, Merz tha se Evropa është e gatshme për të negociuar me SHBA për tarifat, por në të njëjtën kohë e vendosur për të mbrojtur interesat e saj në mosmarrëveshjen tregtare ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje