TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2025, 08:00

Ariu sulmon 44-vjeçaren, momentet e fundit kur shfaqet gjallë; i gjendet vetëm koka

Shkruar nga Pamfleti

Ariu sulmon 44-vjeçaren, momentet e fundit kur shfaqet gjallë; i

Pamjet tmerruese tregojnë momentet e fundit të një gruaje 44-vjeçare, pak para se të sulmohej nga një ari në një fshat në Rusinë qendrore-perëndimore.

Pamjet e CCTV tregojnë Anastasia Bulgakova, 44 vjeçe, duke ecur natën në një rrugë të shkretë dhe të mbuluar nga bora, në një fshat në Serov, në Rusinë qendrore-perëndimore në fillim të marsit.

Zhdukja e saj mobilizoi fqinjët e saj, të cilët pas kontrolleve zbuluan një kokë të prerë. Zyrtarët po kryejnë teste të ADN-së për të konfirmuar nëse koka i përkiste Anastasias.

Sipas burimeve lokale, koka kishte plagë me "shenja kafshimi nga një kafshë e madhe". Në zonë janë zbuluar shenja të aktivitetit të arinjve, por ka edhe ujqër.

Ariu sulmon 44-vjeçaren, momentet e fundit kur shfaqet gjallë; i

Megjithatë, autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë që viktima të jetë vrarë dhe trupi i saj të jetë shqyer më pas nga arinjtë.

Policia thotë se aktualisht "nuk ka ndonjë informacion të rëndësishëm operacional".

Megjithatë, ADN-ja e kokës së prerë po kontrollohet edhe me të personave të tjerë të zhdukur.

Lini një Përgjigje