TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shkurt 2026, 09:40

Meloni: Kush proteston kundër Lojrave Olimpike Dimërore është armik i Italisë

Shkruar nga Pamfleti
Meloni: Kush proteston kundër Lojrave Olimpike Dimërore
Lojrat Olimpike Dimërore

Kryeministrja komenton përplasjet në Milano, solidaritet me forcat e rendit dhe me qytetin...

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar ashpër ndaj protestuesve, që protestojnë kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Meloni, në një mesazh të ashpër, shprehet se mijëra e mijëra italianë, në këto orë, po punojnë që gjithçka të funksionojë gjatë Olimpiadës.

“Shumë prej tyre e bëjnë këtë si vullnetarë, sepse duan që kombi i tyre të paraqitet mirë, të admirohet dhe të respektohet. Pastaj janë ata: armiqtë e Italisë dhe të italianëve, që demonstrojnë ‘kundër Lojrave Olimpike Dimërore’, duke bërë që këto pamje të përfundojnë në televizionet e gjysmës së botës”, shprehet Meloni.

Në vijim, kryeministrja italiane ndalet në disa incidente të ndodhura, ndërsa shpreh solidaritet me forcat e policisë.

“Disa kanë prerë kabllot e hekurudhës për të penguar nisjen e trenave. Solidaritet, edhe një herë, me Forcat e Rendit, me qytetin e Milanos dhe me të gjithë ata që do ta shohin punën e tyre të shkuar dëm nga këto banda keqbërësish”, shkruan në rrjetet sociale kryeministrja Giorgia Meloni.

Edhe presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, ka komentuar për ngjarjet në Milano.

“Shpreh afërsinë dhe solidaritetin tim me Forcat e Rendit, të cilat, edhe një herë, gjenden përballë përplasjeve dhe agresioneve nga ana e disa protestuesve.

Ato pamje askush nuk do të donte t’i shihte, veprime të dhunshme që duhen dënuar pa asnjë ‘nëse’ dhe ‘por’. Një përqafim për të gjithë ata që angazhohen për suksesin e Lojërave dhe që duhet të përballen edhe me këto situata absurde”, shprehet ai.

 

meloni protestat lojrat olimpike dimerore

Lini një Përgjigje