
Një incident ka ndodhur gjatë një video-konference mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gazetarëve, pasi diskutimi u ndërpre nga një telefonatë nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Në një video të postuar në platformën X, Zelensky shihet duke u pyetur nga një gazetare kur papritmas merr celularin dhe dëgjohet duke thënë “Më falni Emmanuel, kam një bisedë me gazetarët, a mund t’ju telefonoj për 15-20 minuta?”.
Pas pak sekondash në të cilat ai me sa duket dëgjoi përgjigjen pozitive të presidentit francez, Zelensky dëgjohet duke thënë “po, të lutem, faleminderit Emmanuel! Mirupafshim!”.
Gazetarët që morën pjesë në konferencën më pas e pyetën Zelenskyn nëse Emmanuel Macron ishte vërtet në anën tjetër të linjës, me presidentin ukrainas duke u përgjigjur pozitivisht.
“Po, sapo fola me presidentin Macron. Ne flasim shumë shpesh, pothuajse një herë në ditë”, tha Volodymyr Zelensky.
Macron unexpectedly called Zelensky while he was speaking with journalists.
— KyivPost (@KyivPost) March 20, 2025
When asked to confirm if it was the French president, Zelensky replied: “Yes, I just spoke with President Macron. We talk very often — about once a day, on average.” pic.twitter.com/YsR4CiSoqM
Lini një Përgjigje