TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2025, 08:20

Britania e Madhe ‘injoron’ Putinin, mbahet sot takimi për planin paqeruajtës në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Britania e Madhe ‘injoron’ Putinin, mbahet sot takimi për

Britania e Madhe do të mbajë sot një takim të mbyllur të oficerëve të lartë ushtarake nga “koalicioni i të gatshmëve”. Ky takim synon hartimin e planit për të vendosur një forcë paqeruajtëse në Ukrainë. Sipas BBC, do të marrin pjesë më shumë se 20 vende.

Oficerët e lartë ushtarakë do të mblidhen në selinë e Përhershme të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar në Northwood.

Ky takim vjen pas kundërshtimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili deklaroi se nuk do të tolerojë praninë e asnjë trupe anëtare të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht rolit të tyre.

Putin vazhdon të ushtrojë presion mbi ata që ai i quan si “vijat e kuqe”, duke përfshirë ndalimin e ndihmës ushtarake ndaj Kievit dhe shkëmbimin e inteligjencës perëndimore me të.

Megjithatë, kryeministri britanik Keir Starmer është i vendosur të shkojë drejt asaj që ai e quan "faza operative" e planifikimit për të mbrojtur çdo armëpushim të mundshëm të Ukrainës.

Lini një Përgjigje