TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2023, 18:19

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për konfliktin Izrael-Hamas, Blinken: Po punojmë për hapjen e korridoreve humanitare

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për konfliktin Izrael-Hamas,

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku po zhvillohet një debat për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, tha se Izraeli gëzon të drejtën për të mbrojtur veten.

Duke folur sa i takon votimit të pritshëm të OKB-së për "pauzat humanitare" për të lejuar ndihmat për të hyrë në Gaza, ai tha se pauzat humanitare duhet të merren parasysh në konflikt dhe SHBA po punon me Egjiptin, Izraelin dhe OKB-në për të ndërtuar mekanizma për të lejuar që ndihma "e qëndrueshme" të arrijë civilët në Gaza.

Gjithashtu ai shtoi se gjatë gjithë konfliktit, SHBA ka paralajmëruar që vendet e tjera të mos përfitojnë nga situata dhe të "zgjerojnë" luftën.

Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet, por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos gaboni, ne do të mbrojmë popullin tonë, do ta mbrojmë sigurinë tonë me shpejtësi dhe vendosmëri", tha ai ndër të tjera. 

blinken okb

Lini një Përgjigje