
Një zëdhënës i presidencës së Republikës Franceze sqaroi sot presidenti Emmanuel Macron nuk do të vizitojë Uashingtonin me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin britanik Keir Starmer për të takuar presidentin amerikan Donald Trump, duke mohuar raportimet e agjencive prestigjoze të lajmeve.
Sipas Elysee, një vizitë e ngjashme nuk po konsiderohet dhe as nuk planifikohet në të ardhmen e afërt.
Zëdhënësja e qeverisë u kishte thënë më parë gazetarëve, pas një takimi të kabinetit, se mundësia e një vizite të tillë nga presidenti francez, së bashku me homologun e tij ukrainas dhe kryeministrin britanik, "po shqyrtohet" dhe se ajo mund të ndodhë "në një afat të shkurtër".
Lini një Përgjigje