
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka rinovuar thirrjen e tij për më shumë armë me rreze të gjatë veprimi nga aleatët perëndimorë, teksa fliste në samitin e BE-së me “video-call”.
Ai paralajmëroi liderët evropianë për pesë faktorë që mund të zgjasin luftën, duke përfshirë vonesat në dorëzimin e raketave me rreze të gjatë, mungesën e avionëve modernë dhe dobësitë në sanksionet perëndimore.
Udhëheqësit e BE-së po diskutojnë tani pushtimin rus, ku pritet të miratojnë një vendim për të furnizuar Ukrainën me një milion fishekë brenda 12 muajve të ardhshëm për të rimbushur stoqet e saj në pakësim.
Perëndimi ka nguruar që të dërgojë armë të avancuara dhe me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, për shkak të frikës se kjo do të zgjeronte konfliktin.
Lini një Përgjigje