
Kandidatit për president i Lëvizjes Evropa Tani, në Mal të Zi, Jakov Milatoviç do të merret në mbrojtje nga policia, pasi disa kërcënim me jetë kanë mbërritur në adresën e tij. Shkak gjithashtu është bërë dhe një incidentin që ndodhi natën e zgjedhjeve, ku një grup qytetarësh të cilët fillimisht u mblodhën para Qendrës Sportive ku ishte Milatoviç, e ofenduan dhe e sulmuan kur ai hyri në objekt.
Vendimi i marrë nga kabinetit i kryeministrit, Dritan Abazoviç, si në disa raste të tjera, do të jetë i përkohshëm derisa Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse dhe nga ku është në rrezik Milatoviç.
Sipas ligjit, vlerësimi i sigurisë bëhet nga ANB me kërkesë të policisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë konfirmuar për “Vijesta” se kanë pranuar një kërkesë nga Lëvizja Evropa Tani.
“Drejtoria e Policisë ka pranuar një kërkesë nga Lëvizja Evropa Tani, e nënshkruar nga nënkryetarja Olivera Injac, për përgatitjen e një vlerësimi të sigurisë për nivelin e kërcënimit të z. Jakov Milatoviç. Procedura për këtë kërkesë është në vazhdim e sipër”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Lëvizja Evropa nuk u është përgjigjur pyetjeve të “Vijesti”, por jozyrtarisht është konfirmuar se ka frikë për sigurinë e Milatoviçit. Sidomos pas incidentit në Cetinje, për të cilin ende askush nuk është proceduar penalisht dhe mesazheve paralajmëruese që arrijnë në shtabin e tij zgjedhor.
Në zgjedhjet presidenciale të 19 marsit, Milatoviç fitoi 28,92 për qind të votave dhe kaloi në raundin e dytë. Kundërshtari i tij do të jetë kreu aktual i shtetit Milo Gjukanoviç (DPS), i cili u mbështet nga 35.37 për qind e votuesve. Të dy kandidatët do të përballen më 2 prill sërish për postin e presidentit të Malit të Zi.
Lini një Përgjigje