TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2024, 14:18

Lirohen të gjallë katër pengje izraelite në Gaza, mes tyre vajza simbol e rrëmbimeve të 7 tetorit

Shkruar nga Pamfleti

Lirohen të gjallë katër pengje izraelite në Gaza, mes tyre

Ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët "kompleks" gjatë ditës, të kryer me mes Autoritetit të Sigurisë izraelite dhe policisë dhe policisë izraelite në dy lokacione të veçanta në Nuseirat në Gaza qendrore, tha Ushtria Izraelite (IDF).

Katër pengje izraelite të cilat u rrëmbyen nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova, gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit janë lënë të lirë. 

Të shpëtuarit janë Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.

Ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët "kompleks" gjatë ditës, të kryer me mes Autoritetit të Sigurisë izraelite dhe policisë dhe policisë izraelite në dy lokacione të veçanta në Nuseirat në Gaza qendrore, tha Ushtria Izraelite (IDF).

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në Qendrën Mjekësore "Sheba" Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore, tha IDF.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se dhjetëra persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe plagosur në operacion.

Stafi i spitalit Al-Aksa informon se po kujdeset për të lënduarit”, tha ministria në Facebook.

Mes pengjeve të liruara është dhe Noa vajza izraelite me origjinë kineze e cila u rrëmbye gjatë festivalit. Videoja teksa 25 vjeçarja rrëmbehet nga një militant i Hamasit bërtet: 'Mos më vrit!' u bë simbol i luftës. 

Data 7 tetor shënon dhe fillimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.  Pikërisht në këtë datë Hamasi arriti të hynte në territorin izraelit duke vrarë rreth 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 250 pengje. Rreth 120 nga pengjet mbeten në Gaza, megjithëse ushtria izraelite deklaronte se 37 prej tyre kishin vdekur.

Ndërkohë më 8 tetor nisën dhe luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut. Që atëherë, rreth 400 veta janë vrarë në Liban, kryesisht luftëtarë dhe rreth 25 veta në Izrael.

Lini një Përgjigje