TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2024, 12:05

Vuçiç bën bashkë të gjithë serbët e Ballkanit, presion Perëndimit: Do bashkohemi në një shtet!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç bën bashkë të gjithë serbët e

Madje serbët kanë shkuar edhe më tej, duke krijuar një bashkim tatimor dhe financiar, me një simbolikë të qartë.

“Një komb, një Kuvend”. Ky është slogani i një takimi gjigand që ka nisur sot në Beograd ku janë mbledhur 6 mijë serbë nga Serbia, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Hungaria.

Beogradi, në vështirësi nga presioni i Perëndimit se me kë duhet të jetë, ka bërë shantazh, duke përdorur botën serbe.

Mediat e Beogradit e kanë kthyer këtë eveniment, në një sensacion të madh që bën thirrje për bashkim të të gjithë serbëve në një shtet.

E këtë ideologji, e mbështesin në Kishën Ortodokse, ku Patriarku Porfirije foli për ngjizjen e madhe nga Manastiri i Shën Savës.

Madje serbët kanë shkuar edhe më tej, duke krijuar një bashkim tatimor dhe financiar, me një simbolikë të qartë. Ministri i Financave Siniša Mali ka vizituar ndërtesën e administratës tatimore së bashku me kolegët e tij nga delegacioni i Republikës Srpska. Por yjet e samitit ishin natyrisht Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik. I shpallur Non Grata nga SHBA dhe sapo ka ardhur nga një vizitë zyrtare në Moskë, ku ka takuar Vladimir Putinin. Përveç dyshes Vuçiç-Dodik, në samit ishte dhe kryetari i Parlamentit të Malit të Zi,  Andrija Mandiç.

“Të bashkohemi nën një kishë, nën një shtet, nën një ideal”, ka lutur Zotin Patriaku i Kishës Ortodokse serbe.

“Ne nuk bashkohemi kundër, kundër askujt, por bashkohemi së pari për të mirën tonë, por edhe për të gjithë ata që jetojnë me ne dhe rreth nesh”, tha patriarku.

Në fund është nënshkruar një marrëveshje ku bashkohen të gjitha bashkitë e drejtuar nga serbët në të gjithë Ballkanin, që shkojnë deri në Budva dhe Herceg Novi./Pamfleti

vucic serbe ballkan perendim presion

Lini një Përgjigje