TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2024, 22:48

Telashe për Netanyahun, OKB fut ushtrinë izraelite në listën e zezë globale për shkeljet ndaj fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për Netanyahun, OKB fut ushtrinë izraelite në listën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka listuar ushtrinë izraelite në listën globale të vendeve që kanë kryer shkelje ndaj fëmijëve.

Vendimi u bë i ditur nga ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, përmes një postimi në rrjetin social “X”, duke thënë se ky është një vendim i turpshëm.

“Kam marrë njoftimin zyrtar për vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm për të vendosur ushtrinë izraelite në ‘listën e zezë’ të vendeve dhe organizatave që dëmtojnë fëmijët. Kjo është thjesht fyese dhe e gabuar, sepse Hamasi ka përdorur fëmijët për terrorizëm dhe përdor shkollat ​​dhe spitalet si komplekse ushtarake”, tha Erdan në X, duke shtuar:

Erdan më tej tha se ai iu përgjigj vendimit të Guterres-it duke deklaruar se ushtria izraelite është ushtria me më së shumti moral në botë.

I vetmi që futet në listën e zezë është Sekretari i Përgjithshëm që nxit dhe inkurajon terrorizmin dhe është i motivuar nga urrejtja ndaj Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm duhet të ketë turp për veten!”, u shpreh ai.

guterres

Lini një Përgjigje