
Autoritetet izraelite thanë se ka "probleme" me listën që kanë marrë me 11 pengjet që do të lirohen sot (27 Nëntor) nga Hamasi.
Dhe për këtë arsye “po zhvillohen negociata” për modifikimin e emrave që përmban lista. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
"Diskutimet janë duke vazhduar rreth listës së marrë gjatë natës dhe aktualisht nën shqyrtim në Izrael. Ne do t'iu informojmë kur të jetë e mundur", tha zyra e Netanyahut.
Sipas zyrtarëve izraelitë të cituar nga 'Ynet', lista është "problematike" dhe negociatat intensive janë duke u zhvilluar për ta ndryshuar atë.
Lini një Përgjigje