TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2026, 19:23

Kthehet në Izrael trupi i pengut të fundit

Shkruar nga Pamfleti
Kthehet në Izrael trupi i pengut të fundit
Ushtria izraelite dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm morën trupin e pengut 24-vjeçar.

Momente të thella emocioni përfshinë Izraelin pasi u kthye në atdhe trupi i Ran Gvili, një polic izraelit 24-vjeçar që mbahej peng në Rripin e Gazës. Ky është rasti i parë që nga viti 2014 që nuk mbetet më asnjë peng izraelit në Gaza, duke mbyllur një periudhë dhimbjeje të gjatë për familjet dhe shtetin izraelit.

Forcat e Armatosura të Izraelit publikuan një video ku ushtarët shpërthejnë në lot sapo mësojnë lajmin për identifikimin e trupit të Gvilit në një varrezë në Gaza. Emocionet ishin të thella edhe në bazën ushtarake Nahal Oz, pranë kufirit me Gazën, ku u mbajt një ceremoni e vogël për nder të tij, në prani të të atit, Itzik Gvili.

Kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, u takua me të atin e të ndjerit dhe e përqafoi, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj dite: “Më shumë se dy vjet kemi pritur këtë moment, kthimin e pengut të fundit”, tha ai gjatë një vizite në lindje të Gazës.

Gjetja e trupit të Ran Gvili shënon përfundimin e një prej misioneve tona kryesore: kthimin e të gjithë pengjeve, të gjallë apo të vdekur, në shtëpitë e tyre, në vendin e tyre, te familjet e tyre”, theksoi Zamir.

Kjo ngjarje konsiderohet simbolike dhe tejet e rëndësishme për opinionin publik në Izrael, që për vite me radhë ka jetuar nën ankthin e fatit të pengjeve në duart e Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Gaza.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Tani Izraelitet do te gjejne nje aresye tjeter qe te vazhdojne raprezaljet ne Gaza, si psh. na ketheni qente, macet e minjte qe na keni vrare.

    Lini një Përgjigje