TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2023, 14:20

Kreu i grupit Wanger "zhgënjen" Kremlinin: Ukrainasit s'kanë gjasa të tërhiqen!

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i grupit Wanger "zhgënjen" Kremlinin: Ukrainasit

Kreu i grupit mercenar Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin tha se nuk kishte shenja të një tërheqjeje të forcave ukrainase nga Bakhmut në Donetsk, epiqendra e luftimeve të ashpra muajsh.

“Duhet të bëhet e qartë se armiku nuk po shkon askund”, tha ai në një postim në Telegram, ndërsa përleshjet vazhdonin në pjesën perëndimore të qytetit.
Volodymyr Zelenskyy përmendi ditën e djeshme mundësinë e tërheqjes nëse trupat e tij do të ishin të rrezikuar, por sot Prigozhin tha se forcat e Kievit kanë nuk kanë gjasa të tërhiqen.

Bakhmut është cilësuar një qytet simbolik dhe jo një qytet strategjik. Presidenti Zelensky dëshiron të këtë kontrollin e tij për të penguar Putinin të pushtojë qytete të tjera.

Ndërsa nga ana tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp tha se për momentin nuk ka asnjë alternativë për zgjidhje paqësore nga Kievi dhe janë të detyruar të vazhdojnë ‘operacionin special’. 

Kremlini ka përjashtuar mundësinë e ndërmjetësimit kinez për të ndalur luftimet në Ukrainë.

"Sigurisht, Kina ka potencial të madh dhe efektiv kur bëhet fjalë për shërbimet e saj të ndërmjetësimit. Por situata me Ukrainën është komplekse, nuk ka asnjë perspektivë për një zgjidhje politike," u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov . “Për momentin nuk kemi zgjidhje tjetër përveç vazhdimit të operacionit special ushtarak”, shtoi ai.

 

kreu i grupit wanger yevgeny prigozhin

Lini një Përgjigje