
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 17-vjeçar amerikan ka humbur jetën pasi është qëlluar pesë herë me armë zjarri nga një oficer policie.
I mituri, Dalaneo Martin ishte duke fjetur brenda një makine të vjedhur kur oficerët hapën derën fshehtas dhe hynë brenda saj për ta arrestuar. Kamerat e sigurisë në trupin e policit tregon se i dyshuari, në panik e sipër largohet me shpejtësi me një oficer në sediljen e pasme.
Pasi i thotë të ndalojë, oficeri hap zjarr ndaj adoleshentit nga pas duke e qëlluar fatalisht 5 herë.
“Humbja e një jete është gjithmonë tragjike, por është veçanërisht e trishtueshme kur përfshin një fëmijë", tha departamenti i drejtësisë në një njoftim për shtyp.
Ai e quajti videon e kamerës së trupit "jashtëzakonisht shqetësuese" dhe i shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të adoleshentit. Pamjet e publikuara tregojnë oficerët e policisë duke diskutuar se si të arrestojnë të dyshuarin teksa ai po dremiste në një makinë me motor të ndezur.
Pas thirrjeve të policisë, pamjet tregojnë adoleshentin duke u larguar me makinë, ndërsa në pjesën e pasme të saj ishte një oficer policie. Oficeri dëgjohet teksa i thotë adoleshentit që ta lërë të shkojë, ndërsa më pas e qëllon disa herë më armë. Makina përplaset me një shtëpi disa sekonda më vonë dhe polici shihet duke i dhënë ndihmë mjekësore adoleshentit.
Kryetari i Sindikatës së Policisë ka mbrojtur oficerin duke thënë se aktet e tij janë të justifikuara. Nga ana tjetër, nëna e adoleshentit kërkon shkarkimin dhe ndjekjen penale të oficerit.
Lini një Përgjigje