
Pas Finlandës, edhe Suedia do të bëhet anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) pavarësisht kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria.
Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një intervistë për CNN.
“Kam besim se Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s, jo më pak sepse të gjithë aleatët e NATO-s, përfshirë Turqinë, e ftuan Suedinë të bëhet anëtare në samitin tonë në Madrid”, deklaroi Stoltenberg.
Kujtojmë se Finlanda u bë zyrtarisht anëtarja e 31-të i NATO-s të martën, duke shënuar një ndryshim të madh në peizazhin e sigurisë në Europën verilindore.
Përpjekja e Suedisë për t’u bashkuar me bllokun ka mbetur pezull nga anëtarët e aleancës Turqia dhe Hungaria, pasi sipas rregullave, çdo shtet anëtar mund të vendosë veton ndaj një vendi të ri për t’u bërë pjesë e aleancës. Anëtarësimi i Finlandës nxiti Ukrainën të përsëriste thirrjet për t’u bashkuar me NATO-n.
Interesi për tu anëtarësuar në NATO, erdhi pas agresionit rus në Ukrainë. Frika se do të viheshin në shënjestër të radhës, Finlanda dhe Suedia braktisën pozicionin e tyre tradicional të mos-angazhimit ushtarak. Ata aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022. Pranimi i një vendi të ri kërkon unanimitet midis të gjitha vendeve anëtare.
Turqia dhe Hungaria kundrshtuan për muaj të tërë, por parlamentet e të dy vendeve ratifikuan kërkesën e Finlandës në javët e fundit, duke pastruar pengesën e fundit të madhe për vendin për t'u anëtarësuar në NATO. Anëtarësimi i Suedisë është ende në pritje të ratifikimit turk për shkak të disa ngërçeve.
Stoltenberg, megjithatë, vuri në dukje se "Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt" si rezultat i anëtarësimit të Finlandës. Ai shtoi se ai priste që Suedia të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO së shpejti.
Lini një Përgjigje