TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2023, 09:04

Kremlini mohon akuzat e Polonisë: Nuk ka asnjë provë që raketat kanë shkelur hapësirën ajrore të saj

Shkruar nga Pamfleti

Kremlini mohon akuzat e Polonisë: Nuk ka asnjë provë që

Rusia ka reaguar pas akuzave nga Polonia se një objekt i panjohur hyri në hapësirën ajrore të Polonisë mëngjesin e djeshëm, ku sipas tyre ishte një raketë ruse.

Zëvendësambasadori i Kremlinit e ka mohuar duke thënë se Polonia nuk ka dhënë prova konkrete që raketa ruse ka hyrë në hapësirën e saj ajrore.

“Më dhanë një komunikim që përmbante një pretendim të pabazuar se gjasme në mëngjesin e 29 dhjetorit një objekt fluturues shkeli hapësirën ajrore polake dhe ekspertët polakë e identifikuan atë si një raketë të drejtuar ruse. Nuk është paraqitur asnjë provë. Kërkesa ime për një provë dokumentare të asaj që ishte përmendur në komunikim u refuzua”, tha diplomati rus Andrei Ordas.

“Gjithçka tregon se një raketë ruse ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë”, tha kreu i ushtrisë polake Wieslaw Kukula, ditën e djeshme.

Lini një Përgjigje