
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lajmëruar se kanë hedhur në erë disa tunele të Hamasit nën qytetin e Gazës. Në disa pamje të publikuara, trupat e IDF mund të shihen duke vendosur eksplozivë brenda tuneleve, përpara se t’i shpërthejnë ato.
Ushtria izraelite ka pretenduar gjithashtu se kanë shkatërruar një strehë të fshehur që i përkiste liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, e cila ndodhej brenda tuneleve që u shkatërruan.
Sinwar është një ndër personat që është në kërkim nga Izraeli. Ushtarët izraelitë kanë qenë në kërkim të tij brenda tuneleve dhe ndërtesave në vendlindjen e tij në Khan Younis dhe gjetkë në rajonin palestinez. Sipas thashethemeve, ai është rregullisht në vende të ndryshme në të gjithë Gazën dhe pengjet izraelite të liruar pretendojnë se e kanë parë të fshehur në tunele me ta ndonjëherë.
Lini një Përgjigje