TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2024, 15:14

Koreja e Jugut plan ekstrem për kërcënimet që vijnë nga Veriu, synohet vrasja e Kim Jong Un

Shkruar nga Pamfleti

Koreja e Jugut plan ekstrem për kërcënimet që vijnë nga

Vrasja e Kim Jong Un duket të jetë një nga opsionet në tryezën e ushtrisë së Koresë së Jugut. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won Sik , e bëri të qartë këtë gjatë një interviste me transmetuesin “Mbn”.

Një gazetar e pyeti Shinin nëse Seuli ka në plan të kryejë stërvitje për prerjen e kokës së liderit të Koresë së Veriut apo të mirëpresë dislokimet e mëtejshme të aseteve amerikane me aftësi bërthamore në gadishull. Ministri u përgjigj se “të dyja hipotezat merren parasysh”. "Megjithëse është e vështirë të diskutohet për prerjen e kokës, forcat e operacioneve speciale të Koresë së Jugut dhe ato amerikane kanë kryer trajnime specifike mbi temën që përfshin manovra ajrore dhe sulme në objektet kryesore", sqaroi ai.

Deklaratat e Shin tregojnë se Seuli ka ende plane për të vrarë Kim, një strategji e rrezikshme që Pheniani e ka denoncuar vazhdimisht në të kaluarën dhe e ka përdorur për të justifikuar zhvillimin e arsenalit të tij si dhe përdorimin e mundshëm të armëve të shkatërrimit në masë. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut konfirmoi të martën e kaluar se stërvitjet e përbashkëta me Komandën e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane kishin filluar një ditë më parë. /Inside Over

Lini një Përgjigje