TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2023, 21:46

Kongresmeni amerikan “shuplakë” BE: Ka dështuar në Ballkan, koha që SHBA të marrë rolin e liderit

Shkruar nga Pamfleti

Kongresmeni amerikan “shuplakë” BE: Ka dështuar në

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Gabriel Escobar, ka qenë i ftuar për të raportuar të martën para Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Tema është angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkan.

Kongresisti republikan Thomas Kean, kryesues i Komisionit, në hyrje të kësaj seance, ka kritikuar BE-në për mungesë unianimiteti për faktin që nuk po e njohin si tërësi Kosovën.

Ai tha se duke e parë këtë gjendje, ShBA-ja duhet të marrë rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor.

Është detyrë e SHBA-së që të marrë rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor. Administrata e fundit e kuptoi rëndësinë e angazhimit të SHBA-së në rajon. Kjo seancë ofron mundësinë për t’u siguruar që Administrata Biden është e angazhuar për të ndjekur paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në Ballkan”, tha ai.

Sipas tij, nuk ka një çështje të vetme që po e bllokon Ballkanin Perëndimor sesa dështimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Nën kujdesin e kësaj administrata, protestat e fundit të dhunshme në veri të Kosovës kërcënuan stabilitetin e gjithë rajonit. Kryesorja është se qasja aktuale e SHBA-së po dështon për të mbajtur larg tensionet etnike dhe paqëndrueshmërinë”, deklaroi republikani Kean.

Ndër të tjera, ai kritikoi “veprimet e pakoordinuara” të qeverisë Kurti për t’i dërguar kryetarët shqiptarë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Megjithatë, ai tha se teksa ShBA-ja e vazhdon presionin ndaj kryeministrit Kurti, “unë fuqishëm kërkoj nga administrata që të angazhojnë serbët e Kosovës dhe Beogradin që të sigurohen që zgjedhjet e reja nuk do të bojkotohen edhe një herë”.

Lini një Përgjigje