TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2023, 19:37

Kaloi kufirin neutral të Koresë së Veriut, trupat e Kim Jong Un arrestojnë ushtarin amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Kaloi kufirin neutral të Koresë së Veriut, trupat e Kim Jong Un

Një incident është regjistruar sot në zonën neutrale mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut, ku një shtetas amerikan ka kaluar kufirin dhe është arrestuar nga forcat e Kim Jong Un. Zyrtarët në Uashington konfirmojnë se amerikani i ndaluar në Korenë e Veriut, ishte ushtar amerikan. Konfirmimi u bë nga disa zyrtarë që folën me organe të ndryshme mediash në kushtet e anonimitetit.

Sipas agjencisë Reuters që citon dy zyrtarë amerikanë, ushtari që kaloi kufirin gjatë një turi civilësh në zonën e çmilitarizuar, do të përballej me masa disiplinore nga ushtria amerikane. Nuk është e qartë se si ushtari arriti të përfshihej në tur. Një zyrtar tjetër amerikan tha se ushtari kishte kaluar në Korenë e Veriut "me dashje dhe pa autorizim".

Incidenti ndodh në një kohë kur tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut janë intensifikuar. Komanda e OKB-së e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që mbikëqyr zonën, njoftoi në Twitter se qytetari amerikan po bënte një vizitë turistike në fshatin kufitar Panmunjom.

Në njoftim thuhet më tej se ai po mbahet aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe se Komanda e OKB-së po punon me homologët koreano-veriorë për t’i dhënë zgjidhje incidentit. Media shtetërore e Koresë së Veriut nuk ka njoftuar për incidentin kufitar.

koreja e veriut ushtari ameriikan

Lini një Përgjigje